Milani bën gati 30 milionë euro për super talentin belg të Brugge
Charles De Ketelaere me shumë mundësi do të transferohet te Milani gjatë kësaj vete. Ai shihet si trekuartisti ideal në sezonin e ri për Piolin, por Maldini duhet të shpenzojë 30 milionë euro për të bindur Clube Brugge për ta lënë të lirë.
De Ketelaere është opsioni i parë në merkato, ndërkohë që ekipi italian ka një buxhet prej 50 milionë eurosh për të shpenzuar, ku synohet dhe transferimi i Renato Sanches për 10 milionë euro dhe huazimi i një mbrojtësi. Hakim Ziyech mund të jetë një alternativ për rolin e trekuartistit, por ai do të merret në formë huazimi.
Mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të shkojë ky operacion, por talenti belg me shumë mundësi do të jetë një nga goditjet e kësaj vere për klubin kuqezi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

