Milani bën gati 30 milionë euro për të blerë përfundimisht Rebic

Sipas “Gazzetta Dello Sport” historia e dashurisë mes Ante Rebic dhe Milanit e ndërprerë në mes nga emergjenca e koronavirusit shumë shpejt mund të kthehet në një martesë.

Sulmuesi kroat do të jetë i Milanit deri në verën e vitit 2021 si i huazuar nga Eintracht Frankfurt por në marrëveshjen mes klubit italian dhe atij gjerman nuk ekziston asnjë opsion për blerjen përfundimtare të Rebic nga ana e kuqezinjëve.

Dëshira e futbollistit për të qëndruar në Milano mund të rezultojë vendimtare në gjetjen e një akordi mes Milanit dhe Frankfurtit. Aktualisht vlera e Rebic në merkato varion nga 25 deri në 30 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?