Milani bën gati 45 milionë euro për dy lojtarët e Sassuolos

Pas një sezoni shumë pozitiv, ku edhe ndodhen në krye të renditjes, Milani mendon edhe për të ardhmen. Drejtuesit kuqezi pritet të takohen me CEO-n e Sassuolo, Giovanni Carnevali së shpejti dhe do të diskutojë me të për të blerë dy lojtarë. Bëhet fjalë për dy sulmuesit Gianluca Scamacca dhe Domenico Berardi.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë për dyshen plot 45 milionë euro. Më konkretisht, 15 milionë euro për Berardin dhe 30 milionë euro për Scamaccan.

Për Scamaccan, Milani do të përballet me Interin që po e kërkon sulmuesin italian prej kohësh. Gjithsesi klubi kuqezi është në avantazh, pasi zikalrit duan ta marrin fillimisht në formë huazimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?