Milani bën gati ofertën për anësorin e Real Madridit
Pas dështimit të pistës që çonte te Archie Broën, Milan ka kthyer sytë nga Real Madridi për të gjetur pasuesin e Theo Hernandez, një lëvizje që kujton transferimin e vetë francezit nga “Los Blancos” në verën e vitit 2019 nën drejtimin e Paolo Maldinit.
Emri më i fundit në listën e drejtorit Tare është ai i Fran Garcia, mbrojtës i majtë 25-vjeçar, i rritur në akademinë e Realit. I lindur në vitin 1999, Garcia ka qenë protagonist në Kampionatin Botëror për Klube nën drejtimin e Xabi Alonso, ku regjistroi gjashtë paraqitje dhe shënoi një gol kundër Borussia Dortmundit.
Në orët në vijim priten kontakte mes Milanit dhe Real Madridit, që ka forcuar krahun e majtë me blerjen për 50 milionë euro të Alvaro Carreras nga Benfica. Ky transferim e ka shtyrë Fran Garcian drejt një largimi të mundshëm.
Ancelotti e aktivizonte si titullar Garcian gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar, përpara se të largohej, dhe mbrojtësi duket i hapur ndaj një aventure të re në Milano. Vlerësimi i tij është rreth 15 milionë euro, ndërsa te kuqezinjtë do të kishte vend të garantuar si titullar. Marrëdhëniet e mira mes dy klubeve mund të ndihmojnë në realizimin e këtij operacioni.
KOHA JONË SONDAZH

