Milani bën gati super kontratën për të bindur Ibrahimovic që të qëndrojë
Zlatan Ibrahimovic është gjithnjë e më pranë rinovimit të kontratës me skuadrën e Milanit. Paolo Maldini ka folur për tratativa jo të thjeshtë, por që ka optimizëm për të vijuar së bashku.
Negociatat nuk do të jenë aspak të thjeshtë me Mino Raiolën, teksa bomberi suedez kërkon përmirësime të ndjeshme në aspektin ekonomik të kontratës së tij, pasi dha një kontribut të rëndësishëm në rritjen e shokëve të tij në pjesën e dytë të sezonit.
Ibrahimovic edhe pse është 38 vjeç kërkon 6 milionë euro neto në sezon, ndërkohë që Milani është gati që t’i japë 4-5 milionë euro plus bonuse. Palët pritet që të gjejnë gjuhën e përbashkët, për ta nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme. /R.Lika-Koha Jone/