Milani “bën me zemër” tifozët, fiton në frymën e fundit ndaj Lazios dhe rimerr kreun (VIDEO)
Milani ka arritur një fitore që mund të jetë përcaktuese për titullin kampion. Kuqezinjtë mposhtën 2-1 me përmbysje Lazion, teksa golin e dytë e gjetën vetëm në sekondat e fundit.
Ndeshja në fakt nisi në malore për kuqezinjtë, pasi Lazio gjeti golin pas vetëm 4 minutash. Milinkovic-Savic del mjaft mirë në krahun e djathtë, kroson në zonë për Immobile, i cili nuk fal nga fare pranë portës së Maignan.
Milani tentoi golin e barazimit në disa raste, por Strakosha ishte në një mrbëmje fantastike duke shpëtuar nga gola të sigurt ekipin e tij. Në fillimin e fraksionit të dytë do të gjenin dhe barazimin.
Në minutën e 50-të, pas një kundërsulmi të shpejt, Leao depërton mjaft mirë në zonë dhe më pas shërben për Giroud, i cili realizoi në portën e Strakoshës. Hysaj u fut në fushë në minutat e fundit, por që nuk do të linte shumë gjurmë.
Në minutën e tretë të shtesës, Sandro Tonali u gjen në kohën dhe në vendin e duhur për të mposhtur Strakoshën. Me këtë fitore Milani ngjitet në krye me 74 pikë, dy më shumë se Interi që ka një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

