Milani bën një tjetër ofertë për Zaniolon, këtë herë ofron Rebic

Milani këmbëngul për të rrëmbyer Nicolo Zaniolo-n nga Roma. Kuqezinjtë kërkojnë të forcojnë ekipin për sezonin e ardhshëm dhe e shohin talentin italian si lojtarin perfekt për skemat e Piolit.

Maldini ndërkohë kishte bërë edhe ofertën e parë për Romën ku i kishte ofruar 25 milionë euro plus kartonin e Alexis Saelemaekers. Një ofertë kjo që është refuzuar menjëherë nga verdhekuqtë.

Gjithsesi Milani nuk është dorëzuar, duke bërë një tjetër propozim. Kuqezinjtë kanë ofruar 25 milionë euro si dhe shërbimet e Ante Rebic, një futbollist që mund të jetë i rëndësishëm për skemat e Mourinhos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?