Milani dhe Interi bëjnë paqe në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë (VIDEO)

Milan dhe Inter nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola 0-0 në duelin e parë të luajtur në “San Siro”, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Sfida dhuroi emocione, por jo gola. Giroud shpërdoroi një mundësi shumë të mirë në minutat e para. Më pas në fraksionin e dytë, nuk do të kishte shumë raste dhe ritëm, me të dyja skuadrat që u kujdesën më shumë që të mos pësonin gol. Kuqezinjtë ishin disi më insitues.

Ndeshja e rikthimit më 20 prill do të përcaktojë dhe skuadrën finaliste në këtë edicion, për trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?