Milani do të gjobisë Theo Hernandez, ishte faktor për eliminimin nga Championsi

Milani po mendon që të gjobisë Theo Hernandez pas asaj që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Champions League, e cila eliminoi kuqezinjtë nga kompeticioni.

Dy të verdhët naivë të marra nga francezi ndaj Feyenoord kanë zemëruar klubin, sidomos simulimi me rastin e verdhës së dytë. La Gazzetta dello Sport raportons se nuk ka gjasa që ai të qëndrojë në Milano në fund të sezonit, duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2026.

Negociatat për rinovimin nuk kanë shkuar asnjëherë drejt finalizimit, ndërkohë që tani mbetet mision gjetja e një skuadre për të. Në janar ishte Como që ofroi 7 milionë euro në vit për lojtarin dhe 50 për klubin. Gjithsesi ata morën një “jo” të prerë nga klubi i Milanit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Milani do të gjobisë Theo Hernandez, faktor për eliminimin nga Championsi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?