Milani e hoqi si të padëshiruar, Milos Kerkez firmos një rikthim madhështor

Nga i padëshiruar te Milani, Milos Kerkez po përjeton një rikthim madhështor në skenën e madhe të futbollit europian. Liverpooli ka siguruar shërbimet e tij, duke e konsideruar si pasardhësin ideal të Andy Robertson, i cili nuk ka arritur të ruajë nivelin e zakonshëm gjatë sezonit 2024-25.

Ai u largua nga AZ Alkmaar drejt Bournemouthit në vitin 2023 për vetëm 15 milionë paund, ka shpërthyer si një nga mbrojtësit e majtë më dinamikë në ligë.

Aftësitë e tij për të depërtuar me shpejtësi, për të krosuar saktë dhe për të rikuperuar topin lart në fushë kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve, përfshirë edhe Manchester City, por Liverpooli nuk humbi kohë dhe veproi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Bournemouthin, kjo është një tjetër lëvizje e zgjuar në merkato. Pas shitjes së Dean Huijsen te Real Madridi, edhe Kerkez i sjell përfitim të madh financiar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?