Milani e pret në Itali, Ibrahimovic nesër luan miqësore në Suedi
Milani prej dita ditësh është në pritje të Zlatan Ibrahimovic, por sulmuesi suedez nuk ka ndërmend. Madje ditën e nesërme ai do të luajë në miqësore gjatë paradites. Edhe pse numri i rasteve me koronavirus është rritur shumë në Suedi gjatë ditëve të fundit, sulmuesi vijon i qetë stërvitjet në ekipin ku ka aksione, Hammarby.
“Doni të më shikoni duke bërë magji? Më ndiqni në aksion me Hammarby direk nesër në orën 10:00”, ka shkruar Ibrahimovic. Një ftesë që me siguri nuk i ka pëlqyer drejtuesve të Milanit. Largimi në fund të sezonit i Ibrahimovic duket i pashmangshëm. /Koha jone/