Milani ëndërron Gyokeres, Igli Tare nis misionin për yllin suedez

Viktor Gyökeres ka lënë gjurmë me një sezon spektakolar prej rreth 50 golash. Milani ka hyrë papritur në garë për yllin e Sporting Lisbona, në një lëvizje që mund të përfaqësojë kthesën e madhe në karrierën e sulmuesit, tashmë në kulmin e pjekurisë së tij.

Por misioni nuk është i lehtë. Fillimisht për çështje ekonomike: çmimi i kartonit të tij është rreth 70 milionë euro, shifër që ndoshta përfaqëson vetëm pikën e nisjes për shkak të konkurrencës së madhe.

Shumë klube europiane janë në ndjekje të Gyökeres, me në krye Arsenalin, i cili vetëm një muaj më parë përflitej se kishte arritur një marrëveshje me lojtarin. Megjithatë, gjithçka rezultoi të ishte vetëm një kontakt fillestar. Ajo që mbetet e qartë është se paga që mund të ofrojnë klubet angleze është jashtë çdo imagjinate për një klub italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht raporteve të tendosura mes Gyökeres dhe Sportingut, Milani do të provojë të bëjë një ofertë konkrete, me Igli Taren që shpreson të realizojë një goditje të madhe. Në pritje, kuqezinjtë mbajnë gjallë pistat alternative: Dusan Vlahovic, Aleksandar Mitrovic, Mateo Retegui, Breel Embolo, Gonçalo Ramos dhe emra më të përballueshëm si Pavlidis dhe Dovbyk. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Milani ëndërron Gyokeres, Igli Tare nis misionin për yllin suedez

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?