Milani fillon kontaktet e reja me Armando Brojën

Skuadra e AC Milanit është duke e kërkuar një tjetër sulmues në afatin veror pas transferimit të Alvaro Moratas nga Atletico Madridi.

Dhe siç raporton “Calciomarcato”, skuadra italiane tashmë ka nisur kontakte të reja me sulmuesin e Kombëtares së Shqipërsë, Armando Brojën.

Broja momentalisht gjendet në “tour” me Chelsean në Amerikë – ku Enzo Maresca e ka marrë me vete për testin e fundit!

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani kërkon Brojën vetëm në formë huazimi, pasi që dështoi transferimi i sulmuesit gjerman, Niclas Fullkrug.

Swiss Digital Mobile Reklama

Broja është duke pasur shumë oferta në tavolinë, përfshirë këtu edhe skuadrat nga Premier League, si Southampton dhe Everton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?