Milani fiton derbin me Interin, pranë mesfushorit të Barcelonës
Rezultatet negative kanë bërë që drejtuesit e Milanit të hedhin sytë nga merkato për t’u përforcuar.
Sipas “La Gazzetta dello Sport” kuqezinjtë kanë piketuar mesfushorin Ivan Rakitic për ta transferuar në merkaton e janarit. Për kroatin në garë është edhe Interi, por sipas medieve italiane është më e avantazhuar për shkak të marrëdhënies së Rakitic me Zvonimir Boban.
Nënkampioni i botës ka humbur vendin e titullarit tek Barcelona dhe nuk dëshiron të qëndroj në Katalonjë. Milani për të arritur tek shërbimet e Rakitic duhet të shpenzoi rreth 40 milionë euro.
Ndërkohë, lajme të mira për skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli vijnë nga infermieria. Mbrojtësi Mattia Caldara është rikthyer të stërvitet me grupin dhe pritet të jetë i gatshëm për skuadrën.