Milani fiton dhe merr vendin e dytë, Atalanta zgjohet vonë (VIDEO)
Nga Championsi në kampionat, Milani ndryshon 360 gradë. Kuqezinjtë në Seria A kanë arritur që të marrin fitoren e radhës, këtë herë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë si Atalanta dhe në shifrat 2-3.
Pas vetëm 28 sekondash Calabria zhbllokoi sfidën duke përfituar dhe nga një gabim i portierit Musso. Më pas në fundin e pjesës së parë, Freuler gabon duke i dhuruar topin Tonalit, i cili nuk fal përballë portierit.
Në minutën e 78-të, kishte kohë dhe për një super gol të Leao-s, i cili e dërgoi topin në trekëndëshin e portës me një goditje në hyrje të zonës së bergamaskëve. Atalanta u zgjua shumë vonë, pasi në minutat e fundit dhë në shtesë shënoi dy gola me Zapata-n dhe Pasalic. Milani me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me 19 pikë, 2 më pak se Napoli kryesues. /R.Lika-Koha Jone/