Milani fiton me lehtësi ndaj Salernitanës dhe merr përkohësisht kreun e renditjes (VIDEO)
Milani bën detyrën duke marrë një fitore të thjeshtë 2-0 ndaj Salernitanës, dhe duke marrë përkohësisht kreun e renditjes.
Ndeshja nisi më së miri për kuqezinjtë që do të zhbllokonin rezultatin pas 5 minutash lojë. Kessie shfrytëzon më së miri një pasim të bukur nga Leao duke e dërguar në rrjetë.
Skuadra e Piolit humbi talentin Pellegri që doli pas 15 minutash i dëmtuar, por Saelemaekers 3 minutash më pas do të shënonte një super gol me një goditje me të majtën nga një pozicion i prirët. Milani ruajti avantazhin deri në fund duke qëndruar në krye me 28 pikë, dy më shumë se Napoli. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

