Milani fiton me lehtësi ndaj Venezias dhe merr përkohësisht kreun (VIDEO)
Milani ka bërë detyrën kundër Venezias duke fituar me rezultatin 3-0 në transfertë. Kuqezinjtë marrin përkohësisht vendin e parë, por Interi ka dy ndeshje më pak.
Dueli u zgjidh shpejt nga Milani, që shënoi që në minutën e dytë me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic. Leao dha asistin për golin dhe më pas tentoi edhe t’i dyfishonte shifrat.
45 minutat e para nuk patën gol tjetër, ndërsa në të dytën Milani e nisi sërish me vrull. Mbrojtësi i Francës, Hernandez shënoi golin e dytë për tre minuta dhe pa u bërë një orë lojë fitoi edhe një penallti, që e ktheu vetë në gol. 3-0, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund.
KOHA JONË SONDAZH

