Milani fiton me një autogol kundër Genoas, ruan vendin e dytë (VIDEO)

Milani vuan sërish në shtëpi, edhe ndaj Genoas, por arriti që të marrë 3 pikë të plota. Skuadra e Piolit triumfoi 2-1, në një ndeshje  që do të vendosej nga një autogol.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh që në minutën e 13-të me Rebic, i cili lëshoi një të majtë të fortë në hyrje të zonës, që do të përfundonte ne rrjetën e portës së Perin. Genoa reagoi mjaft mirë, duke gjetur barazimin në minutën e 37-të me Destron, që arriti ta dërgonte topin në rrjetë me kokë.

Në fraksionin e dytë Milani shtoi presionin, duke hedhur në fushë Mandzkic dhe Brahim Diaz. Në minutën e 68-të, pas një goditje nga këndi, Scamacca, e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij. Me këtë 3-pikësh, Milani ruan vendin e dytë me 66 pikë, 8 më pak se Interi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP