Milani fiton me “perlën” e Bennacer ndaj Cagliarit, arratiset në krye (VIDEO)
Milani vijon rrugëtimin drejt titullit kampion, duke përfituar nga ndalesa e Interit. Skuadra kuqezi mori një fitore të vështirë 1-0 në transfertën ndaj Cagliafrit.
Rezultati do të zhbllokohej në fraksionin e dytë, pasi pjesa e parë prodhoi pak shanse. Në minutën e 59-të, pas një kombinimi të bukur me Giroud, Bennacer godet fluturimthi në hyrje të zonës duke realizuar një gol spektakolar në portën e Cragno që mbeti i shtangur.
Cagliari tentoi të reagonte, teksa në minutat e fundit Pavoletti do të ndalej nga shtylla. Milani ndërkohë kishte shumë shanse të tjer për ta mbyllur ndeshjen, por fati nuk do të ishte në anën e tyre. Milani tashmë ruan kreun me 66 pikë, 3 më shumë se Napoli dhe 6 më shumë se Interi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

