Milani fiton me përmbysje ndaj PSG, City dhe Atletico bëjnë detyrën me gola (VIDEO)

Milani merr fitoren e parë në Champions League këtë sezon, dhe e bën me një sukses 2-1, me përmbysje ndaj një ekipi të madh si PSG.Në minutën e 9-të, Milan Skriniar gjen golin e avantazhit, pasi u harrua brenda zonës nga mbrojtja vendase. Sllovaku e pati një mision fëmijësh shtyrjen e topit në kuadratin e Maignan. Gjithsesi reagimi nuk vonoi nga Milani, pasi tri minuta më pas, Leao shënon super gol me roveshatë, pas një kundërsulmi të shpejt.

Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të, Giroud shënoi golin e avantazhit me një goditje të bukur me kokë brenda zonës. PSG tentoi të reagonte, por e kishte shumë të vështirë, ndërkohë që nga ana tjetër dhe Donnarumma shpëtoi parisienët nga goli i tretë. Milani shkon në kuotën e 5 pikëve në vendin e tretë në grupin e ferrit, ndërkohë që PSG ka një pikë më shumë.

Manchester City shkatërroi 3-0 Young Boys në shtëpi një ndeshje që e zgjidhi thuajse që në pjesën e parë. Erling Haaland shënoi nga një gol për pjesë, të parin me 11-metërsh, ndërkohë që goli tjetër u shënua nga Foden. Miqtë luajtën me një lojtar më pak në pjesën e dytë pas ndëshkimit me karton të kuq të Lauper.

Atletico Madrid ndërkohë mori një fitore spektakolre 6-0 ndaj Celtic. Griezmann dhe Morata shkëlqyen me dopietë, ndërkohë që dy golat e tjerë erdhën nga Lino dhe Saul Nigez. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP