Milani fiton me vuajtje ndaj Empolit të shqiptarëve, i falet Kalulu (VIDEO)
Milani merr një tjetër fitore me shumë vlerë në betejën për titullin kampion. Skuadra e Piolit triumfoi me shumë vështirësi 1-0 ndaj Empolit.
Goli do të vinte shpejt për kuqezinjtë. Në minutën e 19-të, Giroud merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi që ndalet në mur dhe më pas shkon te Pierre Kalulu, i cili me një tentativë nga jashtë zonës e dërgon topin në cepin e portës.
Empoli provoi me të gjitha mënyrat që të gjente golin e barazimit, me një lojë të rrjedhshme, por shanset nuk ishin të shumta. Nuk munguan as shqiptarët në fushë, teksa te Empoli u aktivizuan Asllani dhe Bajrami, teksa talenti ishte në fushë për gjithë ndeshjen, ndërkohë që Bajrami doli në minutën e 71-të. Ismajli ndërkohë e ndoqi duelin nga bankina.
Milani me këtë fitore mbetet në krye me 63 pikë, 5 më shumë se Interi që ka dy ndeshje më pak. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

