Milani fiton me vuajtje ndaj Spezias, vendos një “perlë” e Giroud (VIDEO)
Milani vuan shumë për të marrë 3 pikët në duelin e radhës në kampionat kundër Spezias. Kuqezinjtë fituan vetëm në shifrat 2-1 kundër skuadrës modeste, një ndeshje që do të zgjidhej nga një veprim akrobatik i Giroud.
Në minutën e 21-të, Bennacer jep një asist perfekt për Theo Hernandez, i cili kontrollon mjaft mirë topin dhe më pas me një goditje të saktë e dërgon në fundin e rrjetës. Spezia nuk u dorëzua dhe në fillimin e pjesës së dytë do të gjente golin e barazimit me djalin e Maldini, Daniel, i cili shënoi një gol që do ta mbajë gjatë mend kundër ekipit të zemrës.
Ndeshja u komplikua së tepërmi për Milanin, që do të shënonte me Tonalin, por që do të anulohej. Në minutën e 89-të, Giiroud imiton Ibrahimovic me një veprim shumë të bukur akrobatik.
Francezi harroi se ishte me karton të verdhë, duke hequr fanellën, e për pasojë la ekipin në shtesë me një lojtar më pak. Milani tashmë ngjitet në vendine dytë me 29 pikëve, 6 më pak se Napoli. /R.Lika-Koha Jonë/