Milani fiton ndaj Sampdorias dhe merr kreun e Seria A (VIDEO)
Milani shfrytëzon më së miri ndalesën e Interit, duke marrë kreun e renditjes së Seria A. Skuadra kuqezi mori një sukses minimal 1-0 ndaj Sampdorias.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Leao. Sulmuesi francez mori një pasim të gjatë nga Maignan, bëri një lëvizje të shpejt duke arritur që të realizonte golin e avantazhit.
Më tej do të ishte Oliver Giroud që do të afrohej me golin me një goditje shumë të bukur me roveshatë, por tentativa e tij u ndal nga portieri Falcone. Milani ngjitet në vendin e parë me 55 pikë pas kësaj ndeshje, 1 më shumë se Interi që ka dhe një duel për të rikuperuar ndaj Bolognës. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

