Milani fiton në 45 minutat derbin ndaj Interit, vendos perla e Estupinian

Pjesa e parë e përballjes mes Milan dhe Interit në Derbin e Madoninës është mbyllur me avantazhin minimal 1-0 për kuqezinjtë.

Milani e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe ishte shumë pranë golit që në minutën e tretë. Pas një gabimi të portierit Yann Sommer, topi përfundoi te Luka Modric, por goditja e kroatit kaloi ngjitur me shtyllën e djathtë.

Në minutat në vazhdim loja u bë më e kujdesshme nga të dyja skuadrat, me pak hapësira dhe pa raste të rrezikshme përpara portave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 35-të. Pas një aksioni të bukur të Milanit dhe një asistimi të saktë nga Youssouf Fofana, mbrojtësi Pervis Estupinan dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar në avantazh kuqezinjtë. Ky ishte edhe goli i parë i ekuadorianit me fanellën e Milanit dhe erdhi pikërisht në derbin e qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak minuta më vonë, në të 39-ën, Milani iu afrua sërish golit me Alexis Saelemaekers, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.

VIDEO E GOLIT

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?