Milani fiton titullin pas një dekade në Seria A, Leao dhuron spektakël (VIDEO)

Milani është kampione e Seria A për sezonin 2021-22. Skuadra kuqezi mori një fitore të thjeshtë 3-0 në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolos duke rrëmbyer trofun që i mungonte prej një dekade.

Ishte një pasdite e jashtëzakonshme për Leaon-n, i cili frymëzoi Milanin në 36 minutat e para për të shënuar plotë tri gola. Francezi shërbeu fillimisht dy asist për Giroud, ndërkohë që në të 36-tën do të ishte Kessie që do të shënonte dhe golin e tretë. Mjaft e thjeshtë ishte administrimi i rezultatit në fraksionin e dytë. Ky është trofeu i 19-të për Milanin në Seria A, po aq sa dhe rivalët e qytetit, Interin.

Zikaltrit nga ana tjetër bën detyrën ndaj Sampdorias, duke fituar 3-0, por mbeten dy pikë pas. Ivan Perisic zhbllokoi ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që më pas do të ishte Joaquin Correa që do të vuloste gjithçka me dy gola për dy minuta. Sezon pozitiv dhe për Interin që e mbyll me trofeun e Kupës së Italisë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
CAMPIONI D'ITALIA! La festa Scudetto dal Mapei Stadium, live!

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?