Milani fitore në “frymën e fundit” ndaj Xhenoas, zhbllokohet Andre Silva (VIDEO)
Milani merr një fitore të madhe në frymën e fundit në transfertë ndaj Xhenoas. Kuqezinjtë kanë shënuar golin e vetëm të ndeshjes në sekondat e fundit kur arbitri i ndeshjes po i binte bilbilit të përfundimit të takimit.
Milani ishte më superior në pjesën e parë në mbajtjen e topit, madje gjeti dhe golin e avantazhit, por që u anulua për pozicion jashtë loje. Xhenoa futet me një ritëm të frikshëm në fraksionin e dytë duke gjetur edhe golin me Rigonin, por ishte në një pozicion të parregullt. Në minutën e katërt shtesë Suso jep një pasim fantastik në zonë për Andre Silvën, i cili godet mjaft mirë me kokë, duke realizuar golin e parë për këtë sezon.
Milani mbetet në vendin e 6-të me 47 pikë, një më pak se Sampdoria dhe 4 më pak se Interi, që do të luajë pas pak minutash ndaj Napolit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

