Milani gabon sërish në garën për titull, ndalet ndaj Udineses (VIDEO)
Milani bën një tjetër ndalesë në kampionat, teksa tashmë i jep shansin Interit që të rimarrë vendin e parë. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Udinses.
Rafael Leao zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, pasi fitoi një duel nga një mbrojtësi brenda zonës dhe më pas e pati të thjeshtë për të shënuar.
Udinese ndërkohë reagoi mjaft mirë duke gjetur barazimin në minutën e 66-të me Iyenoma Udogie. Mbrojtësi devijoi topin në kuadrat pas një aksioni të gjatë në zonën e kuqezinjve. Milani mbetet në vendin e parë me 57 pikë, 3 më shumë se Interi, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak. /R.Lika-Koha Jonë/