Milani gati të shpërblejë Giroud me kontratë të re

Oliver Giroud është shumë pranë nënshkrimit të kontratës së re me Milanin. Ish-sulmuesi i Chelsea dhe Arsenal, do të vendosë të zgjasë bashkëpunimin e tij me kuqezinjtë të paktën deri në vitin 2024.

Siç raporton prestigjiozja “La Gazzetta dello Sport”, Milani dhe Giroud kanë gjetur mirëkuptimin për të finalizuar kontratën e re të sulmuesit. Francezi do të kthehet në Milano nesër për të rifilluar stërvitjen.

Agjenti i këtij të fundit, do të takohet me drejtorët e klubit së shpejti për të konfirmuar detajet e marrëveshjes së re. Giroud u bashkua me Milanin në korrik të 2021 për 2.85 milionë euro, ndërkohë që ka shënuar 23 gola në 57 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?