Milani gjen sulmues në Angli, të hënën e ardhshme zbarkon për vizitat mjekësore
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2022/04/origi-1.jpg)
Divok Origi pritet të zbarkojë në Milanelo të hënën tjetër për vizitat mjekësore dhe të firmosë kontratën që do ta mbajë të lidhur me Milanin për 5 vitet e ardhshme. Në dy ndeshjet e fundit, lojtari nuk do të luajë me të kuqtë, për këtë arsye zyrtarizimi me milanistët pritet të përshpejtohet.
Detajet janë vendosur dhe pritet vetëm firma që 27-vjeçari do të hedhë në kontratën e re nga e cila do të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë euro në vit.
Divok Origi konsiderohet një pikë e rëndësishme e projektit të ri të kuqezinjve dhe pritet të jetë sulmuesi tjetër pykë pas Oliver Giroud.