Milani gjithnjë e më pranë transferimit të Rashford, mungon vetëm “OK” final

Milani vijon negociatat për transferimin e Marcus Rashford. Sipas “Sportmediaset”, kanë biseduar në telefon Giorgio Furlani për Milan dhe Omar Berrada (CEO i “djajve të kuq”).

Milan ka konfirmuar dëshirën e tij për të siguruar anglezin në huazim për gjashtë muaj, duke paguar afërsisht gjysmën e pagës neto: 7 milionë euro deri më 30 qershor.

Klubi anglez është i gatshëm të marrë pjesë në pagimin e një pjese të kësaj shume, por tani fjala e fundit i mbetet Rashford. Ai ka në tavolinë oferta nga Barcelona e Borussia Dortmund.

Ndaj, 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare, pasi është planifikuar një samit mes United dhe vëllait agjent të lojtarit.

Milani gjithnjë e më pranë transferimit të Rashford

SHKARKO APP