Milani grumbullon Ibrahimovic për ndeshjet e Superkupës së Italisë

Milani do të udhëtojë sot drejt Riadit, ku të enjten do të përballet me Napolin në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë. Trajneri Massimiliano Allegri ka bërë publike listën e të grumbulluarve, ku bie në sy edhe emri i Maximilian Ibrahimovic, djali i Zlatan Ibrahimovic.

Sipas raportimeve nga Sky Sport, Maximilian Ibrahimovic do të jetë pjesë e grupit së bashku me edhe pesë lojtarë të rinj të tjerë, me qëllim plotësimin e skuadrës dhe krijimin e mundësisë për Allegri që të testojë skema të ndryshme loje dhe situata nga goditjet standarde gjatë përgatitjeve.

Sa i përket situatës së lojtarëve në dyshim, Youssouf Fofana dhe Rafael Leao do të udhëtojnë me ekipin drejt Arabisë Saudite. Fofana është në gjendje të mirë fizike, ndërsa Leao nuk është ende në formën optimale dhe është shumë e vështirë që të aktivizohet si titullar në ndeshjen ndaj Napolit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një rikthim i mundshëm i portugezit mund të ndodhë vetëm nëse Milani arrin në finalen e kompeticionit. Ndërkohë, Matteo Gabbia dhe Santiago Gimenez nuk do të jenë pjesë e udhëtimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gimenez po kalon një periudhë të vështirë te kuqezinjtë, mes zërave për një largim të mundshëm dhe një dëmtimi që e ka nxjerrë jashtë fushave, me mundësinë që të ndërhyhet edhe kirurgjikisht.

GdS: Maximilian Ibrahimovic joins first team training under Allegri's watch  - the details

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?