Milani heq dorë nga Harder, nuk mund të presë përgjigjen e Sportingut
Koha po mbaron dhe, me vetëm pak ditë nga mbyllja e merkatos, Milan nuk mund të lejojë më të presë lëvizjet e të tjerëve. Sipas mediave italiane, ka dështuar edhe pista që çonte te Conrad Harder, sulmuesi i Sporting Lisbonës.
Klubi kuqezi ka vendosur të mos pritet më për zgjidhjen e situatave dhe kërkesave të klubit portugez, duke u orientuar menjëherë drejt profileve të tjerë për të forcuar repartin ofensiv.
Objektivi tani është që në orët e fundit të merkatos të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe e përshtatshme për të garantuar një “9” të gatshëm për sezonin e ri. Skuadra kuqezi mund të zgjedhë në fund që të marrë Vlahovic nga Juventusi, një emër që pëlqehet nga Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

