Milani hidhet në sulm për anësorin e Real Madridit
Real Madridi është kthyer në një ekip të preferuar për skuadrën e Milanit për rrëmbimin e lojtarëve në prag të skadencës së lojtarëve. Lucas Vasquez ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Real Madrid. Anësori i djathtë, i cili numëron 9 ndeshje me kombëtaren e Spanjës, shpreson të qëndrojë te kampionët e Spanjës, por rinovimi është larg.
Paolo Maldini, drejtori teknik i kuqezinjve, ka nisur negociatat me agjentin e lojtarit. Vasquez nga ana a tij kërkon një kontratë 4-vjeçare me një rrogë prej 5 milion eurosh në sezon, kushte që nuk kanë ndërmend t’ia plotësojnë as Reali dhe as Milani.
Klubi italian ndërkohë është gati që t’i ofrojë 4 milionë euro në sezon. Kuqezinjtë duhet të kenë kujdes nga konkurrenca e Bayern Munchen, Inter dhe Manchester United.