Milani humbet dy titullarë në prag të sfidës me Fiorentinën

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli nuk do të ketë dy titullarë në prag të ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë mbrëmjen e sotme ndaj Fiorentinës. Ante Rebic dhe Fikayo Tomori do të mungojnë për kuqezinjtë, pas dëmtimeve që kanë pësuar në stërvitje ditën e djeshme.

Kroati ka ndjerë shqetësim pas një goditjeje të topit me thembër, ndërsa anglezi ka pësuar një goditje në ijë. Të dy nuk janë grumbulluar, duke iu shtuar mungesave të Maignan, Plizzari, Calabria dhe Castillejo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?