Milani humbet Ibrahimovic për super duelin ndaj Liverpoolit

Lajme të këqija për Milanin në prag të sfidës së Champions League kundër Liverpoolit. Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli për duelin e parë.

Klubi kuqezi ka njoftuar se suedezi vuan ng shqetësime në tendinin e akilit, teksa stafi mjekësor ka vendosur që të mos rrezikojë. Oliver Giroud pritet ta nis titullar përkrah Rebic.

Ibrahimovic shpreson që këtë edicion të vendosë rekord në Champions League, si golashënuesi më i vjetër, por mosha e tij 40 vjeç bën që edhe dëmtimet të jenë më të shpeshta. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP