Milani i Allegrit s’di të fitojë ndaj ekipeve të vogla, ndalet ndaj Sassuolos

Milani humbet një shans të artë për t’u arratisur në krye, duke barazuar 2-2 në një ndeshje plot episode, polemika dhe keqardhje. As dopieta e Bartesaghit nuk mjafton për skuadrën e Massimiliano Allegrit, që vazhdon të mos e thyejë “tabunë” ndaj Sassuolos dhe të vuajë kundër skuadrave të sapo-ngjitura në elitë.

Ndeshja nis keq për kuqezinjtë: në minutën e 13-të është Koné që kalon Sassuolon në avantazh, duke përfituar nga një asist perfekt i Pinamontit dhe duke mposhtur Maignan me një prekje delikate. Reagimi i Milanit vjen në minutën e 34-t, kur Bartesaghi, shfrytëzon pasimin e Loftus-Cheek dhe firmos barazimin.

Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 47-të, Bartesaghi përmbys rezultatin me një goditje të saktë me të majtën në shtyllën e parë, me bashkëpunimin e Nkunku, duke ndezur San Siron dhe duke dhënë përshtypjen se Milani e kishte marrë kontrollin e plotë të takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ndeshja nuk kishte thënë ende fjalën e fundit. Dy gola të kuqezinjve anulohen – një i Pulisic për faull të Loftus-Cheek dhe një tjetër i Rabiot për pozicion jashtë loje – përpara se Laurienté të godasë në mënyrë kirurgjikale dhe të vendosë rezultatin në 2-2. Në fund, Sassuolo shkon shumë pranë edhe përmbysjes totale, me një shtyllë tronditëse kur Maignan ishte i mundur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?