Milani “i fiksuar” pas Rakitic, por problem mbetet paga e tij

Milani prej kohësh e ka në listën e dëshirave mesfushorin Ivan Rakitic, por transferimi i tij nuk ka qenë i mundur edhe për shkak të shumë ulj-ngritjeve të kuqezinjve.

Sipas mediave italiane, Ivan Gazidis ka gati një projekt për të afruar sa më shumë lojtarë të rinj te Milani, por është i bindur që skuadra ka nevojë edhe për ndonjë element me eksperiencë, rol që dëshiron t’ia besojë pikërisht kroatit.

Ky i fundit nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës dhe kartoni vlerësohet rreth 25 milionë euro, shifër kjo e përballueshme nga arkat e Milanit, ndërsa problem për momentin mbetet vetëm paga e Rakitic, që është rreth 8 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazidis u ka ofruar menaxherëve të kroatit një marrëveshje 4-vjeçare, me pagë prej 5 milionë eurosh në sezon. Rakitic është një futbollist me mjaft eksperiencë teksa ndiqet edhe nga Interi, Sevilla, PSG, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?