Milani i frikshëm në 2020-ën, thyen rekordin e Barcelonës

Milani këtë sezon në Seria A po shkruan historinë, teksa mbrëmjen e djeshme mori një fitore 3-2 vetëm në sekondat e fundit ndaj Lazios. Skuadra e Stefano Piolit vazhdon të konfirmohet pretendente serioze për “Scudetto”.

Me fitoren e mbrëmshme në “San Siro”, kuqezinjtë shtuan një rekord tjetër të sezonit 2020-2021, duke u bërë skuadra e parë për mbi 70 vite që shënon dy gola ose më shumë në të paktën 16 ndeshje radhazi, gjatë një viti të vetëm kalendarik.

Golat e Ante Rebic, Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez nënkuptojnë që Milani është bërë vetëm ekipi i dytë, i cili e arrin këtë rekord, duke ndjekur gjurmët e Barcelonës, që shënonte të paktën dy herë në 18 ndeshje radhazi, më 1948.

Përveç një humbjeje të vetme 3-0 ndaj Lille, në fazën e grupeve të Ligës së Europës, në nëntor, Milani ende nuk e njeh disfatën në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

SHKARKO APP