Milani i nis përgatitjet me një “poker” me përmbysje ndaj Novaras (VIDEO)

Milani e ka nisur me një “poker” në testin e parë miqësore në prag të sezonit të ri. Kuqezinjtë fituan me përmbysje 4-2 kundër Novaras. Ekipi i Piolit ishte në disavantazh të dyfishtë në 15 minutat e para të ndeshjes.

Pavarësisht se në fushën e lojës nga minuta e parë ishte edhe Ibrahimovic, piomontezët befasuan në 10 minutat e parë me Bellicchin, ndërkohë që më pas do të ishte i njëjti autor që do të realizonte në portën e Milanit.

Për të vendosur baraspeshën do të mendonin Paqueta dhe Laxalt, ndërkohë që përmbysja do të kompletohej nga Calabria dhe sërish nga mesfushori brazilian. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP