Milani i pathyeshëm, fiton edhe me 10 lojtarë ndaj Beneventos (VIDEO)

Milani nuk ka ndërmend që të ndalet në Seria A. Kuqezinjtë e kanë nisur me një fitore 2-0 vitin 2021 kundër Beneventos në transfertë.  Sfida nisi mjaft mirë për skuadrën e Piolit, që fitoi një penallti të dyshimtë në minutën e 15-të, e cila u kthye në gol nga Kessie. Në minutën e 33-të, Sandro Tonali u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Edhe pse me një lojtar më pak Milani shënoi edhe golin e dytë në fillimin e fraksionit të dytë pas një kundërsulmi të shpejt të Leaos. Benevento pati mundësinë të rihapte sfidën me Caprarin, por ky i fundit e dërgoi topin jashtë. Me këtë fitore Milani rimerr kryesimin me 37 pikë, një më shumë se Interi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP