Milani i Piolit “arbitër” për titullin, sfida me Juven përcaktuese

Milani është shndërruar në një skuadër shumë të rëndësishme për përcaktimin e fituesit të kampionatit italian, edhe pse në fakt këtë sezon pretendon vetëm për një vend në Europa Leahue.

Fitorja e fundit kundër Lazios i dha një goditje të rëndë ëndrrës laciale për t’u rikthyer te titulli kampion që mungon prej 20 vitesh. Megjithatë rruga drejt titullit kampion vijon të kalojë edhe nëpërmjet kuqezinjve, të cilët të martën në mbrëmje do të presin në “San Siro” Juventusin kryesues dhe mund të rihapin sërish garën për titull.

Kuqezinjtë janë plotësisht në garë për një vend në kupat e Europës, por rivaliteti është i fortë dhe e kanë të qartë që duhet të marrin sa më shumë pikë, ndonëse kalendari nuk është treguar fort i mëshirshëm me ta, pasi menjëherë pas përballjes me Juventusin, i pret transferta direkte me Napolin.

Megjithatë entuziazmi e siguria që sjell prania e Ibrës në fushë, por edhe rritja e ndjeshme e një pjese të mirë të titullarëve, mund t’i hap jo pak probleme skuadrës torineze.

 

 

SHKARKO APP