Milani ka një ide të re për sulmin, synon huazimin e bomberit të PSG

Gonçalo Ramos është shfaqur si një emër i ri në orbitën e Milanit për repartin ofensiv në këtë merkato verore. Sipas asaj që raporton Gazzetta.it, sulmuesi portugez është në listën e dëshirave të kuqezinjve, edhe pse transferimi nuk do të jetë i lehtë.

PSG nuk ka ndërmend ta shesë lirë lojtarin, pasi e bleu nga Benfica për 65 milionë euro. Edhe pse Ramos ka qenë titullar në vetëm 12 ndeshje në Ligue 1 dhe një në Champions League gjatë sezonit të kaluar, ai ka arritur të realizojë 19 gola, një tregues i qartë i potencialit të tij.

Për momentin, Milan nuk mund të përballojë blerjen e kartonit, por është duke shqyrtuar mundësinë e një huazimi, një operacion që mund të bëhet më i arritshëm gjatë muajit gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një faktor që mund të ndihmojë është Jorge Mendes, agjenti i njohur që ka marrëdhënie të mira me klubin kuqezi. Ai së fundmi ka ndërmjetësuar edhe për transferimin e Estupinan, dhe pavarësisht disa mosmarrëveshjeve të së kaluarës me Conceicaon dhe Joao Felix, raportet mbeten pozitive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Igli Tare, i përfshirë në drejtimin sportiv të Milanit, nuk ka nxitim, por është i vetëdijshëm për nevojën për të sjellë një “numër 9” të vërtetë në ekip. Dusan Vlahovic vazhdon të mbetet zgjedhja e parë në mendjen e trajnerit Allegri, por negociatat janë të ndërlikuara. Pengesa kryesore është paga e lartë që serbi përfiton te Juventusi, plot 12 milionë euro në vit, një shifër që ai nuk ka ndërmend ta ulë për momentin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?