Milani kërkon t’i rrëmbejë Barcelonës Dani Olmon

Situata e Dani Olmo-s te Barcelona ka vënë në lëvizje disa klube të mëdha të Europës, mes tyre edhe Milan-i. Katalanasit, në fakt, nuk kanë arritur ta regjistrojnë lojtarin për pjesën e dytë të sezonit për shkak të problemeve financiare.

Nëse Manchester United dhe Manchester City kanë nisur kontaktet me menaxherin e tij, në Itali është edhe Milan-i që interesohet, sipas Corriere della Sera dhe La Repubblica.

Dani Olmo po i jep përparësi Barcelona-s, por është e qartë se nuk do të presë në pafundësi nëse situata nuk ndryshon. Kuqezinjtë e ndjekin lojtarin që nga koha e Dinamos së Zagrebit, kanë provuar ta marrin edhe para kalimit të tij te Leipzig, dhe do të ishin të gatshëm të dëgjonin oferta për Okafor dhe Jovic me kusht që të krijohen kushtet ekonomike për të provuar goditjen.

 

SHKARKO APP