Milani kërkon turkun që u shënoi 3 gola në Europa League

Milani kërkon të rrëmbejë të gjithë lojtarët që i kanë shënuar këtë sezon në Europa League. Sipas sajtit “Todofichajescom”, kuqezinjtë së fundmi kanë vendosur në listën e dëshirave Yusuf Yazici, në rast se do të largohet Calhanoglu.

Futbollisti 23-vjeçar i Lille vlerësohet me çmimin e 25 milionë eurove dhe ndiqet nga disa klube të mëdha europiane. Klubi kuqezi mund të shfrytëzojë ndeshjen e Europa League për të nisur bisedimet me klubin francez. Kujtojmë që turku në ndeshjen e parë shënoi plotë 3 gola, duke i shkaktuar një humbje të hidhur skuadrës italiane.

Të njëjtën gjë Milani bëri edhe me talentin Hauge, i cili shënoi në fundjavë teksa në verë sfidoi kuqezinjtë në Europa League. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP