Milani krijon raste, por Interi e ndëshkon sërish me Lautaron (VIDEO)
Sporti E Martë, 19 Prill 2022 21:48
Milani krijon rastet, por Interi mbrëmjen e sotme është vrastar në sulm. Zikaltrit kanë arritur që të gjejnë dhe golin e dytë 2-0, me Lautaro Martinez, që në minutën e 40-të merr një pasim nga Correa dhe me një parabël të lehtë kalon portierin Maignan. Tashmë kuqezinjtë duhet të shënojnë dy gola për të shkuar në finale.
KOHA JONË SONDAZH

