Milani me “5 yje”, shkatërron në miqësore edhe Vicenza-n (VIDEO)

Milani po kalon fantastik në prag të sezonit të ri. Pas triumfit ndaj Monzës dhe Novarës, kuqezinjtë e Piolit, kanë bindur edhe në testin miqësor kundër Vicenza-s, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1. Edhe pse me shumë futbollistë të rinj në formacion, kuqezinjtë arritën të realizonin 3 gola në harkun kohor të 30 minutave, falë dopietës së Castillejos dhe kolit të Colombos.

Fraksioni i parë u mbyllë me avantazhin 3-0, ndërkohë që në pjesën e dytë, Pioli bëri plotë 7 futbollistë të rinj. Mes tyre do të spikaste Brahim Diaz, i cili në minutën e 75-të u bë protagonist duke shënuar golin e 4-t për Milanin. Për të vulosur shifrat në 5-1 mendoi Stagna në minutën 90+2, i cili tundi rrjetën pas asistit të Diaz. Ndërkohë për Vicenzën golin e vetëm e realizoi Guerra. Testi i radhës miqësor për ekipin e Piolit do të jetë kundër Brescias.

SHKARKO APP