Milani me 7 ndryshime dhe një balotazh në derbin ndaj Interit
7 ndryshime dhe një balotazh. Dy ditët e fundit të kuqezinjve pas ndeshjes në Europa League do të jenë shumë impenjative për të gjetur 11-shen më të mirë për derbin e së dielës kundër Interit. Lënia e disa futbollistëve pushim në Beograd ishte e dukshme, ndërkohë që ndaj zikaltërve pritet rikthimi i formacionit më të mirë.
Fakti që Milani luan njëherë në 3 ditë, sjell shumë lodhje për një pjesë të mirë të grupit të lojtarëve, kështu mund të shpjegohet edhe disfata ndaj Spezias. Do të jenë dy javë force për skuadrën e Piolit. Theo Hernandez është një nga futbollistët më të sakrifikuar në këtë periudhë. Dy janë ndërkohë mungesat e rëndësishme: Brahim Diaz dhe Bennacer.
Vendosja taktike- Në mbrojtje do të rikthehet Calabria pas dy ndeshjeve pushim (një për skualifikim, dhe një për shkak të një shqetësimi), ashtu si edhe Kjaer. Gjithashtu do të ketë hapësira edhe për Kalulu ose Tomorin, të cilët bënë një paraqitje shumë të mirë në Serbi. Mesfusha është reparti më në vështirësi, me Bennacer i cili do të duhet të qëndrojë jashtë fushave. Rikthehet titullar Kessie, teksa kopjen me të pritet ta formojë Tonali. Ndyrshime të rëndësishme do të ketë edhe në sulm. Ibrahimovic, i cili nuk luajti asnjë minutë në Serbi do të rikthehet në vendin e tij ndërkohë që e njëjta gjë vlen dhe për Saelemaekers që merr vendin e Castillejo dhe Calhanoglu të Krunic.
Në të majtë do të ketë një balotazh pas ndeshjes së luajtur në Beograd. Bëhet fjalë për Rebic dhe Leaon, të cilët në fakt do të luftojnë vetëm për një vend titullari, me kroatin që duket më i avantazhuar. Rebic ofron më shumë garanci në aksionet sulmuese. Pioli kërkon të hedhë në fushë futbollistët më në formë, pasi Interi vjen këtë sfidë e freskët, pasi nuk ka luajtur në mesjavë. 7 ndryshime në formacion, që pritet të sjellin rezultatet e duhura dhe një reagimi për humbjen ndaj Spal. /R.Lika-Koha Jone/