Milani mendon për alternativa të Jasharit, hidhet në sulm për mesfushorin e Valencias
Pas refuzimit të radhës nga Club Brugge për mesfushorin Ardon Jashari, Milani ka vendosur të rishikojë prioritetet në merkato. Sipas Corriere dello Sport, skuadra kuqezi ka rifilluar kontaktet me Valencia-n për spanjollin Javi Guerra, i cili tashmë shihet si alternativa më e mundshme për të përforcuar mesfushën.
Oferta e fundit për Jasharin, 33.5 milionë euro plus bonuse, është refuzuar sërish nga belgjianët, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje. Në orët në vijim, pritet një takim vendimtar mes drejtuesve kuqezi, përfshirë edhe Taren, për të vendosur nëse do të insistojnë te mesfushori zviceran apo do të kalojnë përfundimisht te plani B.
Ndërkohë, Javi Guerra, që nuk ka rinovuar ende me Valencia, po ndjek zhvillimet nga larg. Milani ka vlerësuar kartonin e tij rreth 25 milionë euro – afro 10 milionë më pak se sa është ofruar për Jasharin – duke e bërë një opsion më ekonomik dhe më të realizueshëm.
KOHA JONË SONDAZH

