Milani merr 3 lajme të mira në prag të sfidës ndaj PSG në Champions League
Ka lajme pozitive për Milanin dhe për Stefano Piolin pas humbjes në shtëpi kundër Udineses. Disa lojtarë janë gati për të luajtur ndeshjen e së martës në mbrëmje kundër PSG në Champions League, e cila është shumë e rëndësishme për të mbajtur shpresat për kualifikim.
Pulisic, Chukwueze dhe Theo Hernandez janë stërvitur me grupin e lojtarëve që nuk kanë luajtur ndaj Udineses dhe për këtë arsye janë rikuperuar për ndeshjen kundër PSG. Loftus-Cheek gjithashtu është rikuperuar nga një dëmtim dhe pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.
Kjaer është ende i dëmtuar dhe rikuperimi mund të vijë në sfidën e kampionatit të javës së ardhshme, kundër Lecce. Disa lojtarë të tjerë si Sportiello, Kalulu, Pellegrino, Caldara dhe Bennacer janë akoma të dëmtuar dhe s’kanë marrë pjesë në stërvitje. Krunic gjithashtu ka pësuar një dëmtim mbrëmjen e djeshme dhe nuk do të jetë gati. /R.Lika-Koha Jonë/