Milani merr lajme të mira nga dëmtimi i Maignan, ja kur pritet të rikthehet
Mike Maignan do të ndalet, por vetëm për një kohë të shkurtër. Portieri francez, i cili u largua para kohe në fundin e ndeshjes Milan-Newcastle të martën, kishte lodhje muskulore që do ta mbajë jashtë për ndeshjen e fundjavës kundër Veronës.
Siç shkruan Gazzetta dello Sport, francezi me siguri do të rikthehet në skuadër për ndeshjen e Cagliarit, në mesjavë të javës së ardhshme, por ish-lojtari i Lille ndoshta do të zbresë në fushë kundër Lazios pas dy ditësh.
Synimi i Maignan është pikërisht rikthimi ndaj bardhekaltërve, duke lënë pas problemin e vogël, i cili do t’i lejojë Marco Sportiello-s të mbrojë shtyllat e kuqezinjve. /R.Lika-Koha Jonë/